Denoncimi/ Jeta e dyfishtë 54-vjecarit me dy djem qv ‘gjuan’ meshkujt

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” regjistroi disa biseda, të cilat shkojnë deri në agresion seksual, nga të panjohurit me prirje homoseksuale në zonën e Liqenit. Të gjitha u transmetuan këtë të martë dhe disa prej tyre treguan se e kanë bërë shpesh këtë gjë, madje edhe me adoleshentë.

Gjatë “gjuetisë” për prenë e radhës, ata treguan se e frekuentojnë gjithmonë këtë zonë dhe thanë, se në jetën e përditshme janë edhe të martuar e me fëmijë.

I panjohuri: Sa shkoi ora?

I infiltruari: 20:30!

I panjohuri: Faleminderit! Je i nderuar!

I infiltruari: Si?

I panjohuri: Je i respektuar!

I infiltruari: Rrofsh! Pse, më njeh? Çfarë bën këtej?

I panjohuri: Xhiro. Fare, nuk paska gjë fare.

I infiltruari: Pse, çfarë doje?

I panjohuri: Ishin ca si mosha ime, më të mëdhenj. Ku nuk të pëlqen një gjë, nuk ke se çfarë bën.

I infiltruari: Pse, ty çfarë të pëlqen?

I panjohuri: Më pëlqen një bukurosh si puna jote.

I infiltruari: Sa vjeç je?

I panjohuri: 54! Po ti?

I infiltruari: 21!

I panjohuri: Je i ri. Nesër ose pasnesër mund të iki.

I infiltruari: Ku?

I panjohuri: Te familja ime në Itali. Jam nga zona e Veriut.

I infiltruari: Pse dole pikërisht te ky vendi këtu?

I panjohuri: Këtu gjen përherë. Këtu jam mësuar, kur vija, këtu gjeja. Ndoshta s’bën asnjë punë.

I infiltruari: Çfarë pune?

I panjohuri: Punë dashurie se s’ka punë tjetër ajo punë!

I infiltruari: Seks, ku?

I panjohuri: Po ku, ku di unë?

I infiltruari: Këtu në liqen?

I panjohuri: Këtu bëjnë të gjithë mor burrë

I infiltruari: Unë s’marr vesh fare nga këto gjërat, kurioz jam.

I panjohuri: Je kurioz me ditë? Seks or burrë sikur ban me mashkullin, ban edhe me femrën. Ça t’i pëlqejë atij tjetrit.

I panjohuri: Ti çfarë bën? Unë të dyja i bëj.

I infiltruari: Po unë kam siklet. Si? Ku ta bëjmë?

I panjohuri: O ka vend këtu, o nuk ka vend në botë. Hajde dalim këtej, se paska shumë njerëz!

I infiltruari: Po tek unë çfarë të pëlqeu?

I panjohuri: Më pëlqeu, se je çun i bukur. Edhe muhabeti më tërheq, edhe shikimi më tërheq.

I infiltruari: Po fëmijët sa vjeç i ke?

I panjohuri: I madhi është 32 vjeç, i vogli 26.

I infiltruari: Ti the Veriu, po ku, Rrëshen?

I panjohuri: Rubik!

I infiltruari: Ke pasur ndonjë eksperiencë me të vegjël?

I panjohuri: Faktikisht të rinjtë më pëlqejnë. Pata marrë një çun të ri një natë në Tiranë. Ai më tha 22 vjeç jam. I pagova 40 mijë lekë, hotelin, e i dhashë 10 mijë lekë, na për kafe, se iku.

I infiltruari: I përmbush ato mendimet e tua, si jam?

I panjohuri: Nuk e di atë punë unë.

I infiltruari: Po qejfi ta ka?

I panjohuri: Qejfi s’ma ka, por b**ha s’ma mban. Është mikrob kjo punë. Po e bërë një herë, ta ka qejfi gjithmonë./klan

Loading...