Aksident i rëndë i merr jetën dy vëllezërve

Një aksident me pasoja tr gjike i ka marrë jetën dy vëllezërve në Greqi. Viktimat janë të moshave 33 dhe 36 vjeç, ndërkohë që shkak i aksidentit u bë përplasja e makinës së tyre me një kamion.
Aksidenti ndodhi pasditen e së martës në autostradën Vlachioti – Molaon.

Sipas mediave greke, janë ende të paqarta rrethanat e përplasjes së makinës me kamionin. Nga përplasja e fortë humbën jetën dy vëllezërit që udhëtonin me automjet.

Në momentin e aksidentit rruga ka qenë e lagësht për shkak të reshjeve të shiut.

Loading...