Një person qëlloi me thikë 2 shoferë të furgonave me nxënës, detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur me thikë dy persona.

Burime bëjnë me dije se dy personat e pla gosur janë shoferë të furgonave të nxënësve, dhe sherri ka nisur për shkak të bllokimit të rrugës.

Një person ende i paidentifikuar ka që lluar me th ikë shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur, të cilët po prisnin që të ktheheshin nga shkollat për në banesat e tyre.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të pla gosjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Loading...