Albi dhe Bruno kanë pasur një debat për Mikelën. Ishte Albi që i tha “se i kishte mbetur e vetmja kartë”, ndaj doli me Mikelën, gjë që nevrikosi keq Brunon.
Por Albi shtoi se Bruno bën çdo gjë që të mbajë karrigen e parë dhe i kujtoi të gjitha debatet që ka pasur vazhdimisht me Mikelën, ndaj e konsideron të dyshimtë faktin që pranoi sërish takim me të.
Albi: Dole me Mikelën se të kishte mbetur e vetmja kartë pa ardhur vajzë tjetër.
Bruno: Nuk ka lidhje.
Albi: Të vjen hidhur e vërteta.
Bruno: Nuk i kam kërkuar asgjë.
Albi: Ti Mikelën e ke hedhur poshtë 700 herë dhe iu ktheve se vetëm Mikela po të ngelte. Ti bën çdo gjë për atë karrige. Tjetër gjë thua, tjetër bën. Bruno që e ka bërë Mikelën copash, shkoi prap tek ajo. Pedrejtësitë dhe hipokrizitë janë haptazi, ndaj Brunos nuk i pëlqen kjo gjë.
Bruno: Pse nuk lini Mikelën të flasë për ndjenjat e saj, për fyerjet e të tjera? Ajo nuk është karta ime.