Anija P-134, “Butrinti” me komandant Kapiten i rangut III-të Altin Liçaj, javen e kaluar zhvilloi nje vizitë portuale në Split, Kroaci dhe Bar, Mali i Zi.
Fillimisht Komandanti i Flotiljes Detare Pashaliman, Kapiten i Rangut I-rë Sabri Gjinollari, para nisjes së anijes për vizitë, përshëndeti dhe uroi efektivin e Anijes P-134 “Butrinti”, udhëtim të mbarë.
Ne Split, Komandanti i anijes P-134, “Butrinti”, u prit nga komandanti i Rojes Bregdetare të Kroacisë.Gjatë takimit u diskutua në lidhje me shkëmbimin e eksperiencave, bashkëpunimin në stervitje dhe vizitave portuale të mëtejshme, midis dy vendeve. Komandanti i Anijes P-134 “Butrinti”, gjithashtu u prit dhe nga kryebashkiaku i Splitit, Z. Ivica Puljak, i cili shprehu mirëseardhjen në vizitën e tyre të parë zyrëtare të anijes së Forcës Detare të Shqipërisë.
Gjatë vizitës në Bari, Mali i Zi, komandanti i anijes P-134 “Butrinti” dhe shefi i Seksionit të operacioneve dhe stërvitjes së Flotiljes Detare kapiten i rangut II-të Eduart Jeminaj, kanë realizuar një vizitë në Komandën e Forcës Detare të Malit të Zi, në të cilën u pritën nga Komandanti i Forcës Detare malazeze Commander Milan Jeftovic.
Më pas u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë Z. Dusan Raicevic, I cili shprehu mirëseardhjen dhe dëshirën për rritjen e bashkëpunimt të ndërsjelltë midis dy vendeve. Gjatë zhvillimit të vizitës efektivi i Anijes P-134 “Butrinti”, pati mundësi të njihen edhe me vlerat kulturore dhe tadicionale të Malit të Zi ,në disa vende si Kotorr dhe Ulqin.