Ne nje salle te mbushur plote e perplote me artedashes te zjarte te kenges polifonike, u duartrokiten jo vetem kenget labe , por edhe vallet aq te bukura te kercyera me elegance nga vajzat e Konispolit, Livadhjase si dhe nga ato te QK te Bashkise Sarande.
Koncertin e pershendeti Kryetari i Shoqates, z. Rustem Duka i cili ju uroje suksese grupeve si dhe spektatoret per festat e fund vitit. Per realizimin me sukses te kesaj atmosmere te mrekullueshme te mbremjes se sotme nje kontribut dha Kryesia e Shoqates qe ishte dhe sponsorizuesja kryesore e eventit artistik.
Puna plot pasion dhe perkushtim e udheheqesit te grupit polifonik ” Kaonet ” te Delvines z. Ajet Duka ne organizimin deri ne detaje te koncertit e skenografit Lefter Çeko dhe e regjizorit Vangjel Agora bene qe mbremja e sotme do te mbetet gjate ne kujtesen e artedashesve sarandiote.
Falenderojme pa mase te gjithe ata qe mbeshteten kete aktivitet! Motra dhe vellezer. Ju urojme nga zemra GEZUAR VITIN E RI 2019 dhe vetem gezime te keni ne familjet tuaja!
Shoqata Laberia Dega Sarande