Dalin detaje nga s*ulmi me a*rmë në banesën e policit: “Në derë trokitën një vajzë dhe një djalë i ri…”

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin ndaj banesës së efektivit të Policisë Rrugore, Ilir Pica në zonën e Kthesës së Kamzës. Fax raporton se familja prej datës 28 tetor kur ka bërë denoncimin, ka braktisur banesën që e kishin marrë me qira për shkak të frikës. Autorët e sulmit nuk dihen dhe për këtë shkak familja nuk është pajisur me urhdër mbrojtjeje pasi nuk dihet se nga kush duhet të mbrohet.

Efektivi deklaroi se në mbrëmjen e 27 tetorit persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt oborrit të banesës së tij duke terrorizuar familjen. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së 28 tetorit dhe kjo nuk ishte hera e parë. Mësohet se një ditë para ngjarjes një djalë dhe një vajzë e re kanë trokitur në banesën e efektivit, ndërsa derën e ka hapur njëra nga vajzat e policit. Personat në fjalë kanë kërkuar prindërit e saj dhe vajza iu është përgjigjur se nuk ndodheshin në shtëpi.

Të rinjtë e pyetën të miturën nëse fqinjët e saj ndodheshin në banesat e tyre. Vajza është trembur dhe ka mbyllur derën. Për rastin ka njoftuar prindërit. Pas diçka më shumë se 5 orësh, dera bie sërish. Është ora 00:20 e datës 28 tetor. Bie dera. Shtetësja R.P, bashkëshortja e Ilirit sheh përmes syrit magjik. Jashtë ishte errësirë dhe nuk shikonte dot asgjë. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati parafabrikat, pa ashensor. Dera fillon kërrcet më fort, dëgjohen goditje me sende të forta. Asnjë zë nuk është dëgjuar. R. Z telefonon bashkëshortin që ndodhej në shërbim për ta njoftuar për ngjarjen. Iliri niset me urgjencë duke udhëtuar gjatë gjithë natës. Bashkëshortja e tij dyshon se kanë qenë disa persona. Kanë tentuar të zbërthejnë derën dhe ta thyejnë. Më pas kanë tentuar të ngjiten në tarracën e pallatit ku kanë lënë edhe gjurmët. Zhurmat sipas shtetases R. P që ka bërë denoncimin ka zgjatur 10 minuta. Vajzat e mitura të saj janë alarmuar dhe traumatizuar pasi bëhet fjalë për një rast të përsëritur, vetëm dy javë persona të paidentifikuar në mes të natës kanë alarmuar familje duke i rënë ziles së derës pandërprerë. Dyshimet kryesore janë se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës së Ilirit, një dyshim të tillë e ka ngritur edhe bashkëshortja e tij në deponimin që ka bërë në polici, bën me dije Fax News.

Efektivi Ilir Pica, 44 vjeç, është me origjinë nga Klosi dhe prej 12 vitesh jeton në Tiranë. Në banesën që iu bë së fundmi, mësohet se ai jetonte me qira. Prej 23 vitesh ka ushtruar funksione të ndryshme në Policinë e Shtetit. Shkaku i sulmit dyshohet të jetë bërë detyra. Ai ka patur raste kur është përballur me situata problematike sa i përket ushtrimit të detyrës me persona të ndryshëm, po nuk shigjeton asnjërin prej tyre në lidhje me ngjarjen që i ka ndodhur. Shqetësimi i tij dhe i bashkëshortes janë katër vajzat e mitura, të cilat ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike, ndërkohë që kanë ndërprerë edhe shkollën./joq

Loading...