‘Daily Star Sunday’ i ka kushtuar një artikull trafikut të kokainës në Britani dhe rolit të shqiptarëve. Në shkrimin me titull ‘shqiptarët përmbytin me kokainë të pastër rrugët e Mbretërisë së Bashkuar’ theksohet se bandat kontrollojnë qytetet kryesore, ndërsa vitin e fundit kërkesa është rritur për kokainë duke shkuar deri në 100 paund për gr.
‘E quajtura “shampanja” pluhur, e cila është mbi 85% e pastër është duke u kontrabanduar në Britani të Madhe. Trafikantët në Londër, Liverpool, Birmingham dhe Manchester kanë parë një rritje të kërkesës, duke shitur kokainë deri 100 paund për gramë” thuhet në shkrim.
Një burim pranë një bande është shprehur për ‘Daily Star Sunday’ se “Shqiptarët drejtojnë qytetet kryesore, përveç Londrës edhe në Manchester, Liverpool dhe qytete të tjera. Ata kanë muskuj dhe fuqinë e zjarrit”. “Hellbanians” është një tjetër grupi i njohur që drejtohet nga shqiptarët në Britani. Në fund të shkrimit, ‘Daily Star Sunday’ sjell edhe rastin e Erald Memës nga Shqipëria që është dënuar me 25 vite burg për trafik kokaine.