Publikohen pamjet shantazhuese të Alvisës, takohet me Bashkimin në cepin e një pallati (foto)

Në studion e “Për’puthen” u publika video që vetë Alvisa i kishte dhënë produksionit, me të cilën pretendon se është shantazhuar.

Në video duket Alvisa dhe Bashkim, në cepin e një pallati duke biseduar. Bashkimi sqaroi se takimi është kërkuar nga ai dhe ka ndodhur në momentin që ai ka ardhur nga Amerika.

Arjani: Është një takim, është thyerje e rregullores por nuk do ta quaja aq alarmante.
Bashkim: E kam fajin edhe unë, sepse unë isha ai që e kërkova. Atë faj e marr unë përsipër. Është për Alvisën se kam pëlqim, nuk do e bëja me një person që nuk ka një gjë reale. Kjo ka ndodhur kur kam ardhur nga Amerika dhe kisha kohë që se kisha parë.

Alvisa: Nuk është vetëm kjo video, janë edhe video të tjera, sepse me sa kam kuptuar unë kam qenë në ndjekje. Në momentin që unë shoh këto video kuptoj që kam qenë në ndjekje, sepse një person nuk mund të më bëjë më shumë se një video. Ne të gjithë e kemi shoqëruar njëri-tjetrin në shtëpi, por pse më vijnë mua më shumë se 3-4 video. Më duket e çuditshme dhe e di shumë mirë që përveç kësaj do ketë edhe të tjera. Mund të jenë video kur kemi qenë në makinë.

Loading...