Një i ri me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pasi ka ushtruar dhunë fizike mbi një polic bashkiak dhe një infermiere.
Shqiptari kishte pësuar një aksident me makinën me të cilën po udhëtonte me disa shokë, në afërsi të Arezzo-s.
Punonjësi i policisë bashkiake dhe infermierja kishin mbërritur për t’i dhënë ndihmën e parë, por i riu në mënyrë të papritur nisi t’i godiste me grushte e shqelma.
Madje, ai nisi të godasë edhe një tjetër polic bashkiak që erdhi për të qetësuar situatën.
Pavarësisht përpjekjeve të miqve të tij dhe një patrulle të dytë policie, shqiptari tentoi sërish të dhunonte policët dhe infermieren për herë të dytë, përpara se të përfundonte me pranga në duar.
Nuk dihet ende identiteti i të riut shqiptar dhe nuk ka informacione nëse ai ka qenë në gjendje të dehur.
JOQ Albania