‘Ajo më gënjeu dhe mua. Si ia gjeta xhaxhanë taksist dhe më falenderuan që nuk ia prekëm’

Ramadan Halili, babai i Finsikut, 19-vjeçarit i cili ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjës, ka folur ditën e sotme në media duke rrëfyer të gjitha ato që di nga momenti kur vajza u ka mbërritur në shtëpi e deri tek arrestimi i të birit.

19-vjeçari ishte njohur me 11-vjeçaren në rrjetet sociale, ndërsa babai i tij shprehet se vajza i ka gënjyer për moshën duke iu paraqitur si 17-vjeçare. Babai ka pyetur vajzën për familjarët e saj në mënyrë që të kontaktonte me ta, por kjo e fundit i ka thënë se prindërit dhe të afërmit i kishte jashtë shtetit, ndërsa në Shqipëri kishte vetëm xhaxhain.

Kështu, Ramadan Halili arriti të gjejë një mundësi komunikimi me xhaxhain. Ky i fundit ndodhej në komisariat pasi kishte shpallur të humbur mbesën e tij dhe pas komunikimit me Ramadan Halilin ai së bashku me prindërit e vajzës u nisën drejt shtëpisë së Ramadanit. Kështu rezulton se vajza i gënjeu edhe për prindërit jo vetëm për moshën.

Më tej, babai deklaron duke folur per emisionin “Shqiperia Live” se familja e vajzës e kanë falenderuar për mënyrën si ishte kujdesur me 11 vjeçaren dhe pas arrestimin të djalit ata janë shprehur se nuk dinë asgjë se çfarë bëjnë organet kompetente dhe i ka shtuar: “Jam shumë i kënaqur me familjen tuaj!”

19 vjeçari tashmë ndodhet në burg, ndërsa nga ana tjetër vajzës i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet të dalë në dritë e vërteta!

Rrëfimi i Ramadan Halilit: E solli në shtëpi në 8 e gjysmë, më thonë te lokali që isha ulur hajde se djali ka sjellë një nuse. Isha shumë i nervozuar, por më thanë të bëj kujdes se fundja edhe djali s’është i vogël. Por unë nuk doja që djali të martohej. Kur shkova në shtëpi vajza më pëlqeu, në trup ishte e gjatë e bukur edhe thashë djali pothuajse ishte më i vogël se çupa, thashë do jetë ndonjë familje e mirë.

Vajzën e pyeta disa orë, ajo thoshte që jetoj me dy gjyshërit e mi, ndërsa prindërit rrinë në Gjermani, nuk kam dajë, kam dy teze në Angli. Nuk i besoja të gjitha, mu deshën disa orë derisa më tha që kam një xhaxha. Gjeta një numër telefoni të një miku në Lushnje dhe pyeta nëse ka taksixhi me këtë emër, po kërkoja xhaxhain e vajzës. Telefon kishte vajza, po thoshte nuk kam numra flas vetëm në internet, prindërit kanë mbi 5 vjet në Gjermani thoshte ai.

Avokati: Sa ditë ka zgjatur kërkimi juaj për të marrë informacione?

Këto mbas telefonatës nuk u vonua shumë kontaktova me xhaxhain e vajzës, po atë ditë, brenda orës. Xhaxhai u gëzua shumë. Më tha që punoj taksixhi kur më marrin ndonjëherë. I thash që dua të udhëtoj me ju, ai tha që jam në komisariat se ashtu kam një hall. Po çfarë ke i thashë. Më tha që ishte aty sepse kishte humbur mbesa. Ishte bashkë me babain e vajzës, ai tha po vij ta marr. I thash ti do marrësh kartën dhe persona të tjerë me vete. Unë jam bashkë me të ëmën edhe të atin tha xhaxhai dhe tha do vij aty.

Djali tha që nëse kjo gënjen unë nuk e dua më, nëse djali i kësaj qenka në shtëpi. Djali dyshoi për prindërit. E pyetëm për moshën dhe tha që në janar që vjen mbush 17 vjeç. Vajza erdhi që në mëngjes në shtëpi dhe pasdite komunikova me xhaxhain rreth orës 5.

Vajza tentoi që të ikte dhe filloi të qante. I thash familjes që ta mbajë dhe qetësohet se mos na sëmuret, se pastaj do na thonë që na kenë torturua vajzën. Ata thanë që brenda orës jemi aty por erdhën në mbrëmje në shtëpi, pas orës 8 të darkës. Vjen i ati me të ëmën dhe xhaxhai dhe një punonjës policia që ata e prezantuan si njeriun e tyre.

E pyetën vajzën si kaloi aty dhe si e mbajtën. Më thotë faleminderit që nuk keni prekur vajzën dhe më tha që do mbetesh miku jonë. Policia tha që duam një deklaratë. Vajza nuk kishte asnjë dokument identifikimi. U tmerruam kur mësuam moshën e vajzës. Gjithë kohës ishte familja me gjithë vajzën, në çdo moment nuk kemi lënë vetëm vajzën, kanë qëndruar edhe familjarë të tjerë.

Moderatorja: A ka kryer djali juaj marrëdhënie me vajzën? Djali ka marrë një taksixhi për të shkuar për të marrë vajzën. Jo, ai nuk e njihte më përpara atë ditë arriti. Kishte gjashtë dite që fliste në rrjete sociale me vajzën. Djali ka shkruar deklaratën, unë nuk arrita të futem fare.

Avokati: A ka ardhur ndonjë fugon policie së bashku me familjarët?

Pashë vetëm një fugon policie, po më thanë që kanë qenë dy, në atë që hipa. Makina që erdhi me policinë më mori dhe më çoi në komisariat, në vetë nuk u futa fare, djali u fut. Nuk e di se kur e kanë çuar se u sëmura gjatë rrugës.

Moderatorja: Keni folur me familjes e vajzës? Po fola një ditë më vonë, vajzën e more mbrëmë unë u gdhiva përjashta. Nuk e di ç’ke me djalin më tha se unë vajzën e mora e jam i kënaqur. E mora në telefon dhe më tha nuk e di çfarë bën shteti juaj, jam shumë i kënaqur me familjen tuaj./TCH

Loading...