Donaldi apo Arditi u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ‘Big Brother VIP’

Ardit Çuni është lojtari që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e Big Brother.

Ai ishte në nominim me Donaldin, dhe pas votimit që zgjati disa ditë nga publiku, ata vendosën që Arditi të ishte i eleminuari i mbrëmjes së sotme.

Çuni është lojtari i katërt që la shtëpinë pas Elhaid Cufit, Sheilës dhe Palomës. Para disa javësh, Arditit i buzëqeshi fati, pasi në gogël i qëlloi një biletë kthimi, që e riktheu në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas eliminimit nga publiku.

Arditi duket se u penalizua dhe nga zgjedhja e Fifit javën e kaluar, e cila zëvendësoi Granitin duke nxjerrë në nominim Granitin.

Edhe pse Fifi dhe Arditi ishin të afërt mes tyre, mesa duket lidhja me Granitin ka qenë më e fortë./E.M-noa.al

Loading...