Mbrëmjen e djeshme qyteti i Tiranës është tro nditur nga një shpërthim i fuqishëm me tritol, duke bërë që të tremben banorët e zonës së Komunës së Parisit.
Një sasi e konsiderueshme me tritol shpërthyen në një makinë luksoze tip Range Rover në pronësi të shtetases Rezarta Kocci, një ish-notere të cilës i është hequr licensa.
Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm pasi është dëgjuar në pjesën më të madhe të Tiranës, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Osman Myterizi, aty ku makina luksoze gjendej e parkuar në momentin e shpërthimit dhe ka marrë dëme të konsiderueshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.