Në terren zbarkojnë forcat e Antit.errorit.Çfarë ka ndodhur?

Policia ka planifikuar një plan masash për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive.

Rritja e fluksit të hyrje-daljeve në pikat kufitare për shkak të festave, ka bërë që në terren të zbarkojnë edhe forcat e Antit.errorit.
Masat e kontrollit do të shtohen edhe në kufirin e gjelbërt për persona që konsiderohen me risk ose me prirje eks.tremiste.

Në të njëjtën kohë mësohet se, Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH por edhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e çdo informacioni për parandalimin e ndonjë ngjarje kri.minale nga personat që do të hyjnë gjatë kësaj periudhe në territorin shqiptar.

Pak ditë më parë, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe shefin e inteligjncës së kësaj ambasade me dyshimin se kishin lidhje me dy su.lme ter.roriste që u parandaluan në vendin tonë. Dy iranianët që do të kryenin aktet u ndaluan në Mars të këtij viti pranë Kryegjyshatës Botërore pikërisht nga forcat e Antit.errorit.

Loading...