Ish-konkurrent i “Për’puthen”, Erjon Geca ka pasur një debat me moderatorin e ‘Expuls’ Ronaldo Sharka. Nuk dihet ende arsyeja, por ajo çfarë tregon promo e përgatitur, i ftuari është shumë i nxehur dhe i kërkon Sharkës te ndalet, ndërsa ky i fundit përmend gjithashtu faktin se mund ta denoncojë në polici.
Në një video të publikuar në rrjete sociale duket momenti kur Geca i thotë moderatorit: “Vazhdo emisionin e cfarë të duash ti se kur të them unë nuk është mirë, nuk është. Kam edhe familjarë që më ndjekin dhe nuk dua t’ia di për 200 kamera. Kujdes. Merre si të duash.”
Kur përmendet policia, Geca i kthehet moderatorit duke e pyetur ‘Seriozisht e ke?’
/a.m/noa.al
Loading...