Habit Kabul Hunda me deklaratën e tij: ‘Nuk e kam përdhunuar unë 16-vjecaren, ajo ka pasur mardhënie me një tjetër’

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 45 ditor Kabul Hundën i dyshuar për përdhunimin e një të miture 16 vjeçare nga qyteti i Libohovës. Ndërkohë do të vijojë hetimi i disa pistave që besohen se do të zbardhin ngjarjen e ndodhur.

Prezent në seancën gjyqësore ka qenë edhe vetë 54 vjeçari Hunda, i cili ka qenë shumë i qetë dhe po me qetësi ka dhënë shpjegime për ngjarjen në fjalë. Ajo që pati interes ishte dalja në skenë e një personi tjetër që mundet të zbardhë komplet zinxhirin e ngjarjes për të cilën akuzohet Hunda. Ky i fundit ka deklaruar se 16-vjeçarja ka pasur dhe ka raporte intime me një 32-vjeçar nga qyteti i Libohovës dhe kjo është evidente sipas tij.

“Jam shumë i qetë se në përfundim do dalë tjetërkush i akuzuar për një vepër të stisur”, është shprehur Hunda. Vetë ky deklaroi se 16-vjeçaren e ka trajtuar si vajzën e tij, pasi janë pjesë e një familjeje dhe në asnjë rast nuk ka pasur tentativa për të kryer marrëdhënie intime.

“Jam i bindur që pas kryerjes së analizave në trupin e 16 vjeçares, do zbulohet ADN-ja e një tjetër personi që është 32-vjeç nga Libohova”, u shpreh Hunda.

Sakaq në përfundim gjyqtarja Suela Dashi ka aprovuar kërkesën e prokurorit Julian Çafka për mbajtjen në qeli të 54-vjeçarit deri sa të zbardhen rrethana të tjera të ngjarjes që mund të ndryshojnë tërësisht objektin e padisë.

Loading...