Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama postoi disa foto në Facebook-un e tij. Bëhej fjalë për disa fusha sportive që po ndërtoheshin, edhe pse vendndodhjen kreu i qeverisë e la enigmë që të ishin qytetarët që ta gjenin.
Megjithatë përveç tentativave të disa personave për ta gjetur, kishte dhe nga ata që nuk merreshin fare me foton por kritikonin kryeministrin Rama.
Por as ky i fundit, nuk la pa i kthyer përgjigje ironike disave.
Komentuesi: “Zoti Edi Rama po katandisesh me keq se Sala ne kohen e tij,per cdo veper qe e ka shteti per detyre te bej per popullin merte gersheret ne dore dhe shkonte priste shiritat e e rrthimit per tu lavederuar sikur po behet nami.
Ndryshimi i vetem eshte se ai nuk priste te vinin shirtin e duhur dhe priste shiritin e rrethimit te punimeve ndersa ju jeni me te oragnizuar ‘bravo’”
Rama: Po une per detyren jam votuar dhe detyra ma do edhe qe te informoj se cfare bejme, nderkohe qe ti qe askush s’te ka futur me zor ketu, mund te dalesh lirisht qe te mos shqetesohesh nga informacionet e postuara, sepse sikur nuk shkon kjo pune them une me disa te cilet hyjne ketu e pastaj ankohen pse i shqetesojme me postime.