Vlorë/ Aksionin ndërgjegjësues për të ruajtur mjedisin në Pyllin e Sodës (foto)

Aksionin ndërgjegjësues për të ruajtur mjedisin, jo pa qëllim e bëmë te Pylli i Sodës, për t’ju treguar që edhe pse u angazhuam ta pastrojmë për muaj të tërë dhe t’i rikthejmë ajrin që i kishte munguar, mbeturinat ishin hedhur sërish, gjithandej.

Ka qenë gjithëpërfshirës angazhimi i këtij mëngjesi. Administrata e Bashkisë Vlorë, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Ujësjellësi dhe Njësitë Administrative, një ekip prej rreth 1100 punonjësish, e lanë të dielën e familjeve të tyre për t’u treguar të gjithëve se asnjë ditë pushimi nuk do të kishte vlerë në një ambient të ndotur, se askush nuk mund të pushojë mes mbeturinash. Duajeni mjedisin, duajeni veten!

Loading...