Një 25-vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali pasi tentoi të hynte dhe të vidhte një palestër. “Nuk doja të vidhja asgjë, u vonova me miqtë e mi dhe nga frika mos zemëroja mamin, nuk shkova fare në shtëpi. I vetmi vend ku mund të flija ishte palestra Travo, por fatkeqësisht mbërritën karabinierët”- është shprehur ai. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Rivergaros.
Ishte alarmi i palestrës që vuri në lëvizje autoritetet. Kur oficerët e policisë mbërritën në palestër, gjetën të riun i cili po tentonte të largohej nga një prej dritareve të palestrës. Por i riu nuk mundi t’i shpëtojë policisë të cilët e prangosën. Gjatë kontrollit, të riut shqiptar iu gjet një prej veglave të palestrës.
/joq