Ada ka qenë një prej konkurrenteve të këtij ediocioni të “Për’puthen”, e cila u përjashtua pas 1 takimi jashtë me Edin.
Ajo ka pasur dhe mjaft debate me Alvisën, e cila gjithmonë akuzonte Adën për lidhje jashtë. Nga ngjarjet e djeshme në puntatën e Për’puthen Prime, Ada ka reaguar në rrjetin social Instagram, kundra Alvisës.
“Sinqerisht nuk dua që kurrë një femër të jetë në këtë situatë sepse jam shumë feministe, por për këtë lloj femre kam krijuar një antipati shumë të madhe që në momentin që gënjente sy më sy dhe më vinte shumë habi që e besonte publiku, e mbështeste, ishte gjithë kohës duke më akuzuar mua dhe Edin kur e kishte aty brenda të dashurin alamet çuni (se besoj të gjej më të mirë) dhe sot s’jam habit fare, i prisja, e kam thënë në studio…nuk e di se si mund të degjeneroj njeriu veten për ca folloëers”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Duke qenë se shumica e publikut po mban anën e Alvisës, Ada u sulmua me këtë deklaratë dhe më vonë sqaroi se ajo e gjykon nga raporti i saj me Alvisës dhe se nuk e beson Alvisën.
Gjithashtu Ada shkroi se ajo dhe Edi kanë qenë të vërtetë dhe e kanë bërë çdo gjë si kanë ndjerë dhe se do dali gjithçka me kalimin e kohës.