Probleme shëndetësore për deputetin socialist. Nasip Naço është shfaqur ditën e sotme në Kuvend me kraun e lidhur, teksa drejtonte seancë, ku ishte duke raportuar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë u pa me krahun e djathtë të lidhur teksa drejtonte seancën e sotme ku përballe kishte ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Naço nuk dha detaje në lidhje me problemin që ka në krah, megjithatë një fakt i tillë nuk mund të shpëtonte pa u vënë re.
Gjatë raportimit të sotëm para deputetëve të Komisionit të Sigurisë, Peleshi tha se do të ketë një rritje page me 30% për të gjitha ushtarakët duke filluar nga ushtari më i thjeshtë deri tek gjeneralët.
Loading...