Fat tragjik për një të re e apasionuar pas selfieve.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Luksemburg.
Një grua belge është rrëzuar nga 33 metra lartësi, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ajo ndodhej në atë lartësi, për të realizuar një selfie. Gruaja e quajtur Zoe Snoeks, rrëshqiti nga gremina në Nadrin
Trupi i saj u gjet nga një ekip shpëtimtarësh ku bëjnë pjesë policë, zjarrfikës, zhytës dhe anëtarë të Grupit të Zbulimit dhe Ndërhyrjes në Mjedise të Rrezikshëm.
Bashkëshorti i saj, Joeri Janssen, me të cilin u martua në vitin 2012, tha për mediat se ata u nisën për në vendin piktoresk të dielën me furgonin e tyre të kampit.
“Që nga pandemia, ishte gjëja jonë me të cilën udhëtonim nëpër Evropë dhe të bënim fotografi të bukura,” – tha ai.