Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali në një vizitë disa ditore në Komunat Arbëreshe, por ditën e sotme është surprizuar nga avokati 96 vjeçar Francesco Norcia.
Ky i fundit e ka pritur Metën me një këngë arbëreshe, e kënduar nga ballkoni i shtëpisë së tij. Meta shkruan se ky ishte një nga momentet më emocionuese të vizitës së tij, ndërsa shton se e takoi dhe e falendero aavokatin për dashurinë e tij të madhe dhe kaq frymëzuese për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar.
“Duke ju uruar një natë të qetë, po ndaj me ju një nga momentet më emocionuese të vizitës time në Komunat Arbëreshe të Siçilisë.
Av. Francesco Norcia, 96 vjeç, në Horën e Arbëreshëvet, zgjodhi të më përshëndeste nga ballkoni i shtëpisë së tij me këtë këngë kaq të bukur arbëreshe.
Me shumë kënaqësi e takova për t’i shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për dashurinë e tij të madhe dhe kaq frymëzuese për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar”, shkruan Meta krah videos së publikuar.