Vajzat i kërkojnë falje Alvisës

Ritvana dhe Mikela e kritikuan se është detyruar të mbajë kontaktet me Hysenin në “Për’puthen Prime”, kur kjo e fundit po tregonte shantazhet dhe dhunën që ka përjetuar nga Hyseni.

Me lot në sy, Alvisa tregoi se gjithçka e ka bërë që të mos kërcënohet dhe të mos keqtrajtohet. Ndërsa Hyseni pretendonte se Alvisa e ka gërvishtur veten për ta akuzuar për përdorim dhune.

Konkurrentet kritikuan në studio Alvisën për faktin që e ka mbajtur historinë të fshehtë e që nuk e ka denoncuar dhe jo Hysenin për lojën e tij dhe shantazhet.

Ndërsa këtë të hënë në “Për’puthen”, ato kërkuan falje, ndërsa thonë se u zhgënjyen që Alvisa nuk u kishte treguar asgjë, pasi ato ishin shoqe.

“E kam pasur afër zemrës. Madje mendoja se edhe kur të dilnim nga emisioni, do të ishim shoqe bashkë. Por, ajo nuk më kishte treguar asgjë, megjithatë, kërkoj ndjesë për mënyrën si jam shprehur”, tha Mikela.

“Jam mërzitur aq shumë sa u preka, po qaja. Edhe familjarët e mi, e kuptuan që nuk isha mirë. I kam shkruar Alvisës, i kam thënë uroj të ndihesh mirë”, u shpreh Ritvana, që më tej tregoi se dhe ajo është dhunuar.

“Jam dhunuar, por kam bërë çmos për ta larguar atë njeri dhe për të mos lejuar asgjë të vazhdojë më tej”.

Pjesa nga rrëfimi i Alvisës në “Për’puthen Prime”:

Alvisa: Nuk e kam mohuar që kam pasur kontakt. Jam munduar me të gjithë forcën time që të mos hynte këtu. Që kur ka hyrë ai, kam qenë shumë keq dhe kam bërë çmos që të mos hyj në emision. Jam përpjekur ta zgjidh me konsensus. Është e qartë që nëse do të doja atë, nuk do të takoja Bashkimin. Unë kam 2 javë që flas ditë e natë me Bashkimin.

Hyseni më ka carë gomat e makinës më ka kërcënuar. Dua të marr celularin dhe të nxjerr të gjithë shenjat. Nuk mund ta dua një njeri të tillë. Do jua tregoj çfarë më ka bërë ai lloj mashkulli. Se çfarë më ka bërë ai mua, e di shpirti im çfarë ka hequr. Gjithçka që kam bërë me ty i kam bërë që të mos më kërcënoje e të mos më keqtrajtoje.

Hyseni: Do gërvishtësh veten sikur kam përdorur unë dhunë, ose e ke bërë sot, ose do e bësh tani.

Loading...