Të takosh në jetë njerzit e punës dhe fisnik është fat.
Jeta na ka fal të mirat dhe të këqijat e saj,jemi ne ata që duhet të përballemi me këto dy fenomene herë të buzëqeshur e herë të trishtuar.Kjo jetë është më e shkurtër se vet jeta,nuk i duhen as njē palë këpucë për të grisur! Bëjmë hije për natyrshmërinë dhe vuajtjet tona brenda qënies së shpirtit.Forca që lind brenda nesh gërshetohet me luftën për ta jetuar jetën me sforco edhe pse fiziku mund të mos mjaftonte për të bashkëpunuar me këtë forcë.Ka disa kohë që jeta më përballi dhe njohu me një cift në moshën e prindërve të mi.
Cdo ditë kam gjetur brenda tyre pozitivitetin dhe forcën për të përballur me gjithcka ofron përditshmëria.
Teta Myrvetja dhe Xhaxhi Sokrati,kështu i thërras unë dhe shpirti më mbushet plot me mirësi e dashuri.Një cift shembull për brezin e fëmijëve të tyre që i kanë rritur me mund e sakrificë.Sot isha mysafire në shtëpinë dhe sofrën e mbushur plot ushqime tradicionale nga kopshti i kuruar nga duart e arta të tyre.Mishi i pjekur me aq traditë,dhe cdo produkt në tavolinë kundërmonte aroma e erëzave bio.Kam shumë nostalgji për këtë natyrë njerzish të vecantë.Aty mës tyre njoha shumë virtyte,u njoha me atë vend të bukur e të largët nga bota e trazuar,u njoha me historikun e këtij fshati nga i cili rrjedhin familje dhe breza të varfër por të fisëm dhe krenar për prindrit dhe gjyshrit e tyre.
Arrita ta njoh Gorrishtin nga afër,të njoh të gjitha lagjet e saj,por asnjë sofër Gorrishjote s’do ta ndërroja me sofrën e Xhaxhi Sokratit dhe Teta Myrvetes.
Do t’ju jem mirënjohëse gjithë jetën këtyre dy bashkëshortëve të mrekullueshëm dhe dy prindërve të vecant.
Do ti kem shembull në jetë në cdo aspekt…
Anila Ahmataj