Ish-këngëtari dhe anëtari themelues i grupit britanik reggae pop, UB40, i cili u bë i famshëm në vitet ’80 me hitet si ”Red Red Wine” dhe ”Can’t Help Falling In Love” vdiq në moshën 64-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Terence Wilson, i njohur me emrin e tij skenik Astro, performoi me UB40 deri në vitin 2013, kur u largua nga grupi për të formuar një grup tjetër me të njëjtin emër.
“Ne jemi absolutisht të shkatërruar dhe të pikëlluar të njoftojmë se Astro ynë i dashur ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër”, shkroi në Twitter grupi i tij aktual UB40 me Ali Campbell dhe Astro.
“Bota nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa të”, shtoi ai.
Kënga ”Red Red Wine” e Neil Diamond u shit në mbi 100 milionë disqe.