Ngjarje e pazakontë/ Stafi dhe pacientët e spitalit pinë për 30 vjet ujë tualeti pa e kuptuar

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Japoni, ku është zbuluar së fundmi se stafi dhe pacientët e një spitali universitar kanë pirë aksidentalisht ujë tualeti për gati 30 vjet pa e kuptuar fare.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve, Yomiuri Shimbun, Universiteti i Osakës njoftoi më 20 tetor se disa nga tubacionet e ujit në zona të veçanta të departamentit të shkollës ishin instaluar gabimisht, gjë që nënkuptonte se tubat e ujit të pijshëm ishin lidhur me tualetin. Ky problem ka ndodhur rreth 30 vjet më parë, kur spitali u hap në vitin 1993.

Mediat vendase raportuan se punonjësit dhe pacientët e spitalit e kanë konsumuar, janë larë dhe kanë bërë gargarë me këtë ujë.

Pavarësisht problemit që zgjati kaq gjatë, askush nuk e kuptoi derisa spitali u përgatit për të ndërtuar një godinë të re diagnostikimi dhe trajtimi, ku problemi u zbulua gjatë inspektimit.

Raportet thonë se spitali kontrollon ngjyrën, shijen dhe aromën e ujit një herë në javë, bazuar në të dhënat ekzistuese, gjë që sugjeron se nuk ka pasur asnjë problem që nga viti 2014.

Megjithatë, Universiteti pretendon se gjatë hetimit nuk u konstatuan rreziqe shëndetësore.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i spitalit universitar, Kazuhiko Nakatani, kërkoi ndjesë publike.

Ai shtoi se në universitet janë 105 godina që përdorin këtë ujë dhe shkolla do të kontrollojë lidhjen e tubave të tyre të ujit.

Profesor Stergios Doumouchtsis, i cili është një nga ekspertët më të mirë të urogjinekologjisë ka thënë se nuk ka asnjë dëm në shëndetin e njeriut konsumimi i ujërave të tualiteve.

E vetmja gjë që mund të ndryshojë sipas tij është funksioni i fshikëzës, duke shtuar se ky organ mund të japë sinjale ngopjeje në vëllime më të ulëta.

Ai tha:

Pirja e ujit të tualitetit nuk shkakton asnjë dëm në shëndetin e njeriut, por fillon të ndikojë në fshikëzën e urinës kur e bën gjithmonë këtë gjë. Për shembull, nëse je mësues shkolle dhe shkon zakonisht çdo orë mes çdo klase. Kjo mund të rezultojë në një ndryshim në funksionin e fshikëzës. Në thelb ju e sensibilizoni fshikëzën, ajo bëhet më e ndjeshme. Fshikëza mëson të të japë sinjale ngopjeje në vëllime më të ulëta. Qëllimi i fshikëzës si një ‘rezervuar’ për urinën mund të komprometohet dhe për këtë arsye fshikëza do të fillojë të ketë nevojë për të shkuar në tualet dhe t’ju dërgojë sinjale për urinim shumë herët, kur vëllimet e fshikëzës janë më të ulëta, ose më shpesh. Fshikëza nuk do të bëhet domosdoshmërisht anatomike më e vogël, por funksionalisht është më e vogël. Prandaj mund të ndikojë në aktivitetet tona, sepse ne bëhemi më të angazhuar në sinjalet e fshikëzës.
JOQ Albania

Loading...