Hysen Ramaj akuzoi Alvisën për tradhti me Bashkimin dhe tha se ka hyrë aty për lojë pasi ata kanë qenë bashkë. Alvisa nga ana tjetër e akuzoi Hysenin për dhunë dhe për shantazhim.
Në disa inçizime që ish-konkurrenti i “Për’puthen” i kishte bërë Alvisës, doli që kanë qenë në komunikim gjatë gjithë kohës. Alvisa tha se ka folur me të, që “ta marrë me të mira e të bindë të mos i publikojë videot, ku ajo duket jashtë programit me Bashkimin”, ndërsa Hyseni e kishte shatazhuar se “nëse nuk le emisionin, do i publikoj të gjitha gjërat”.
Bashkimi tha se nuk ishte në dijeni të këtyre detajeve, edhe pse me Alvisën ishte takuar vetëm një ditë.
Së fundmi Bashkimi foli për herë të parë për këtë ngjarje dhe tha se nëse Alvisa gënjen, atëherë ia bën vetes.
“Jam në një situatë që s’kam qenë kurrë në jetën time. Më vjen shumë keq si u trajtu tema e dhunës, nuk e kam prit që të jetë niveli kaq i ulët. Sidomos nga femrat, shoqet e saj si i thanë këto. Në momentin që njëra nga konkurrentet këtu thotë që kam pas dhunë fizike dhe e thotë me fakte, që i thotë ajo se unë s’i kam pa…
Këto të dyja i kundërsulen, i thonë ‘Pse ke prit?’, ‘Pse nuk e ke denoncu?, ‘Ky është vizktimizimi i fundit’ i tha Mikela me zërin e saj vetë. Nuk e di se si nuk kanë shpirt ma së pari njerëzit. Lëre më shoqe e kësi gjërash. Shpirt nuk kanë.
Më dhimbset shumë nëse është e vërtetë e nëse s’është e vërtetë, vetes ia bën, se përgjegjësinë e mban ajo në fund të ditës, por unë vij nga një vend që i besohet viktimës deri diku. Këtu nuk shoh.”,- u shpreh Bashkim Saiti.