Lajm i fundit/ Greqia rikthen pensionet ‘300 euro’ në Shqipëri

Greqia pritet të rikthejë pensionet për ata që vetëshpallen minoritarë grekë në Shqipëri pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës së thellë ekonomike që kaloi vendi.

Lajmin në lidhje me këtë e ka dhënë këngëtari me origjinë nga Shqipëria, Christos Mastora pas një takimi me kryeministrin grek Mitsotakis.

Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës shkruan se ka marrë garanci prej shefit të qeverisë greke për zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërç” me pensionet e të moshuarve që vetëshpallen grekë.

Greqia ka miratuar që në vitin 2019 disa ndryshime ligjore ku parashikohej pikërisht rikthimi i këtyre pensioneve, por deri më tani nuk ishte bërë asnjë hap konkret.

Loading...