27-vjeçari shqiptar hyn për të v*jedhur në dyqan, përleshjes dhe v*ret me p*istoletë shitësin grek

Një ngjare e rëndë u shënua pasditen e të shtunës së kaluar në Selanik, ku një 27-vjeçar shqiptar vrau një shitës grek pasi hyri në dyqan për të vjedhur. Mediat greke kanë publikuar edhe videon tronditëse, e kapur nga kamerat e sigurisë, e cila dokumenton të gjithë ngjarjen. Siç shihet në video, shqiptari hyn brenda dyqanit i veshur me kapuç, i maskuar, me rroba të zeza dhe në dorë mbante një dyshek.

Pikërisht në këtë moment ai nxjer pistoletën që e kishte fshehur brenda dyshekut. Ai i kërkon shitësit të dyqanit, të identifikuar si Mario, që të nxjerrë paratë nga kasa. Pasi mori shumën që kërkoi, 27-vjeçari donte para të tjera, që sipas pamjeve, mendohet se shitësit i ka thënë për të nxjerrë pjesën tjetër që i mbante të fshehura në një vend të dytë.

Por teksa iu afrua 44-vjeçarit, ky i fundit tentoi të çarmatoste shqiptarin dhe u përpoq t’i merrte pistoletën. Mes tyre pati përleshje fizike. Në pamje duket qartë momenti kur gjatë konfrontimit fizik, arma shkrepet dhe plumbi kap shitësin e dyqanit. 44-vjeçari mbeti i vdekur në vend. 27-vjeçari shqiptar u identifikua dhe arrestua brenda një kohe të shkurtër nga policia greke pas ngjarjes së rëndë. Ai doli para gjykatës dhe akuzohet për vrasje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës./joq

Loading...