Arditi hyn në “BBV”, i kërkon Fifit llogari! Fifi kërkon të dali nga shtëpia

Javën e kaluar, si konkurrentja e preferuar e publikut brenda BBV, Fifi u detyrua të zgjidhte midis Granitit dhe Arditit dhe kjo e fundit vendosi të shpëtojë modelin të cilit më parë i ka shprehur pëlqimin duke përjashtuar nga loja mikun e saj. Sot ai është rikthyer në shtëpi për t’i kërkuar një sqarim.

BISEDA

Fifi: Nuk e kam shok të ngushtë, i kam bërë një dy këngë, njërën falas, tjetrën me gjysmë çmim. Nuk dua ta takoj…

Banorët e bindën konkurrenten të shkojë në oborr…

Arditi: Fifi…

Fifi: Mos ma thuaj emrin, se jam e paftyrë, siç ke thënë ti

Arditi: Arsyeja që kam ardhur këtu është se kam dalë nga shtëpia me një peng. Nuk më sqarove mua në asnjë moment, pse nuk mendove për shokun tënd

Do ta bëja përballë, siç kemi sqaruar çdo gjë përballë. Të kam ndenjur përballë. Kërkova nga ti dhe prisja është që minimalisht të vije të më sqarove, siç sqarove Granitin dhe Donaldin

Fifi: Miqësia jonë, nga ana ime ka qenë shumë korrekte. Asnjëherë nuk të kam nominuar, edhe kur të gjithë kanë folur keq për ty, unë kam thënë mos flisni ashtu. I vetmi gabim ishte se nuk e mendova shumë, thjesht nuk doja të ikte Graniti.

Arditi: Mendon se miqësia jonë këtu ka qenë për interes?

Fifi: Po më vjen keq që ke ardhur ta sqarosh kështu. Unë nuk kam dalë nga fjalët e mia. Mos na e bëj kështu muhabetin.

Arditi: Ti e ke ndryshuar versionin disa herë…

Fifi: Unë me logjikën time, me ato dy pare mend që kam, po të të nxirrja me Sarën, që e kisha nominuar, e dija që nuk do të dilte, se ajo sa ka hyrë.

Arditi: Ti më ke nxjerrë kështu si e bëre

Fifi: Të betohem që nuk e kam bërë qëllimisht, sa kam dalë nga aty, thashë e nxorra Arditin dhe u bëra shumë

Arditi: Erdha për t’u sqaruar ku qëndrojmë ne…

Fifi në fund të bisedës kërkon nëse mund të ndërrohet me Arditin dhe të dalë ajo jashtë, por kjo është e papranueshme për Vëllain e Madh. Më tej i kërkon falje kantautorit, ndërsa ai i thotë të hyjë në shtëpi dhe të vazhdojë lojën e saj./joq

Loading...