I ftuar në “Shqipëria Live”, Arditi shprehu zhgënjimin e tij ndaj Fifit, për shkak se ajo zgjodhi që ta çonte në nominim krah Donaldit.
“Kjo është pafytyrësi. Nuk është lojë. Një njeri nuk e shet veten për çmim. E prisja që të zëvendësonte Granitin, por jo me Donaldin. Një njeri që ka dashurinë më të vogël për ty, nuk e bën një gjë të tillë”, tha ai.
Mbrëmjen e sotme Fifi e dëgjoi këtë deklaratë dhe tha: “Nuk e kam shok të ngushtë. E kam mik. I kam bërë nja dy këngë. Për njërën nuk i kam marrë asnjë lekë, për tjetrën gjysmën. Se kështu njeriu jam, që nuk shitem për çmim.”
Advertisements
Ndërkohë Arditi erdhi mbrëmjen e sotme për t’u përballur me këngëtaren. Fillimisht kjo e fundit refuzoi, por më pas doli ta takonte.
“E doja Granitin më shumë se ty në këtë shtëpi. Në ato momente nuk kam menduar shumë, prandaj thashë Donaldin. Nëse ti mendon se unë jam kaq cinike, atëherë ti po i bën keq vetes. Unë nuk kam mendim të keq për ty, kurrë nuk kam folur keq për ty. Unë e kam ndjerë veten në faj që prej atij momenti dhe nuk kisha këllqe ta përballoja”, tha ajo mes të tjerash.
Fifi kërkoi dhe të dilte ajo në vend të Arditit, por “Big Brother” e refuzoi kërkesën e saj. Në fund këngëtarja i kërkoi falje mes lotësh dhe dyshja u pajtuan me njëri-tjetrin.