E dhùnoi kafshërisht, gruaja ka frìkë të denôncoi burrin: Më dha vetëm një shuplåkë/ Fqinjët dëshmojnë të kundërtën

Fax News mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Levan, ku një 38-vjeçar i identifikuar si Sajmir Mersini ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra.

Dhuna ndaj zonjës Mersini është kryer në prani të 3 vajzave të saj të mitura, 11, 9 dhe 5 vjeç, ndërkohë që autori dyshohet se ka pasur probleme të vazhdueshme dhe me konsumin e alkoolit, si dhe ka qenë i shtruar për disa ditë në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Vetë e dhunuara ka deklaruar në polici se bashkëshorti e ka qëlluar vetëm me pëllëmbë, ndërkohë që shenjat në trupin e saj, dhe dëshmitë e banorëve të pallatit tregojnë një anë tjetër të kësaj ngjarje të rëndë.

Jashtë kamerave, banorët e pallatit tregojnë se Mersini e ka qëlluar gruan e tij me sëpatë, dhe ajo ka dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmën e tyre, që ti shpëtonte dhunës.

Vetë Mersini ka thënë në polici se e ka goditur me ristelë, ndërkohë që e dëmtuara ka pasur dhe shenja kafshimi në trup.
Duket se gjendja e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej familja, ka bërë që gruaja të pranonte dhunën, që ushtrohej edhe në sy të vajzave të saj të mitura. Kryefamiljari mësohet se mblidhte kanaçe, në mënyrë që të siguronte të ardhura për të mbijetuar, ndërsa familja nuk trajtohej as me ndihmë ekonomike.

Loading...