Një familje në Peru, e cila mendoi se kishte blerë një qen, e kuptoi se kishte në banesë një dhelpër kur ajo filloi të s ulmonte kafshët e tjera në lagjen tyre.
Sotelos, e bleu kafshën për 13 dollarë në një dyqan të vogël në kryeqytet, duke besuar se kishte blerë një Husky të racës së pastër. Pas një farë kohe, fqinjët e tyre filluan që të ankoheshin për kafshën e quajtur “Run”, ku filloi të ndiqte dhe hante derrat, pulat dhe rosat e tyre.
“Rreth një muaj më parë, një grua nga këtu përreth tha se ajo hëngri tre nga derrat e saj. Dhe më pas dy ose tre ditë më parë, një e moshuar vendase erdhi dhe tha se kishte ngrënë pulat,” tha pronarja Maribel Sotelo për agjencinë e lajmeve Reuters. Pas shqetësimit të fqinjëve, familja rriti dyshimin tek kafsha që kishin blerë, ku më pas rezultoi se Run doli një dhelpër Ande, që ka këmbë të holla, trup mesatar me një kokë të gjatë dhe veshë të shkurtër.
Shërbimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kafshëve të Egra në Peru thotë se kafshët e egra shpesh blihen nga trafikantët nga zonat e Amazonës dhe shiten ilegalisht në Lima. /abcnews.al