Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun”, përballë Rezear Xhaxhiut në Fax News.
Kujtim Gjuzi tha se Belind Këlliçi do të jetë kandidati përballë Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, i cili sipas tij ka mbështetjen e Berishës.
Gjuzi po ashtu ishte i gatshëm të futej dhe në zjarr për ish-kryeministrin Sali berisha, që sipas tij është i ndershëm.
“E nxori ai, konkurrenti i Lulzim Bashës është një tirons tjetër zoti Këlliçi. Pse doni të gjitha t’i thotë ai. Ka 31 vite në krye të opozitës. Edhe personazhi që keni këtu, në momentin që ka ardhur fatura kam thënë, nëse e ke bërë Kujtim Gjuzi do të thotë se … Jam i bindur, Sali Berisha, hyj në zjarr sonte, me benzinë, shtrëmbërim fytyre, ta jap garancinë që Sali Berisha nuk ndyn dorë. Nëse do t’i bësh dhuratë ti, e pranon dhe mbreti, po Berisha nuk ka qenë kurrë mbret”, tha Gjuzi.
Ndër të tjera, Kujtim Gjuzi deklaroi se Yuri Kim duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e Shqipërisë.
“Kujtim Gjuzi në seancë plenare i kam thënë shkëlqesi ambasadore ju nuk mund të zgjidhni liderin që duan shqiptarët. Foltorja ka strukur Edi Ramën. Absolutisht DASH mund të ketë influenca nga lobingjet. Një nga lobingjet e ke shumë afër, 2 metra distancë.
Nëse nuk është një gjë e vertetë, ka raste që partisë konservatore i vijnë me email disa gjëra. Nëse ambasadorja vazhdon akoma të mbrojë me forcë tashmë mund ti them dhe… Z.Basha është kryetar i PD-së me faktin që ka pasur mbështetjen e Berishës.
Nëse unë do ta kisha mbështetjen e Berishës do të isha kryetar i PD-së. Prandaj kam ikur nga PD unë në vitin 2000. I thashë të gjithë do t’i bësh kryetarë nga Tropoja dhe kryetarin e bashkisë. Dhe i thashë mirupafshim. Shkëlqësia e saj ambasadore, larg qoftë, nëse dikush te familja Berishës ka një xhenaze, nuk është shqiptare Yuri Kim të thotë unë nuk vij. Edhe hasmit i shkohet në xhenaze. Në datë 21 kam thënë dua interpelancë. Ka qenë President burri huj. Ka anëtarësi vendin në NATO“, përfundoi Gjuzi.