Mësohen emrat e aksidentit fatal që ndodhi pas mesnate

Mësohen emrat e aksidentit fatal që ndodhi pas mesnate në Tiranë në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka ndërruar jetë njëri nga shoferët i identifikuar si Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo, 69 vjeç.

Përplasja e rëndë ndodhi rreth orës 03:20.

Në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin Luan Cenollari.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Luan Cenollari, dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi Ali Bejo, 69 vjeç. Grupi ka administruar provat në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...