Lajmi i fundit! Aksidentohet aktori Gazmend Paja, ja si është gjendja e tij

Aktori i njohur i humorit Gazmend Paja është aksidentuar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Policia njofton se ai është përplasur nga një makinën në vendin e njohur si “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...