Ish zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër për aksidentin tragjik tek kryqëzimi i “21 dhjetorit” në Tiranë, ku ndërruan jetë 2 persona, shoferi dhe pasagjeri. Sipas tij, është vrasje e qëllimtë dhe ngre pyetjen se ku është policia kur kryhen kaq shumë shkelje.
Braçe përmend shkeljet, ndalimin e orës policore, faktin që shoferi i cili shkaktoi aksidentin tragjik ishte në gjendje të dehur dhe qarkullonte me shpejtësi, si dhe kaloi rrugën me semafor të kuq. Sipas tij, nuk luftohet pandemia edhe si sëmundje infektive, edhe si sëmundje e vrasjeve në rrugë. Nuk le pa përmendur faktin se shoferi i dehur ishte me armë pa leje në makinë duke thënë se është edhe “pandemia e armëmbajtjes pa leje.”
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, Luan Cenollari, i cili punonte si taksist natën përveç punës që bënte si punonjës i Forcave Operacionale të Burgjeve po drejtonte një mjet tip “Honda” kur u godit nga mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq dhe shpejtësi të lartë. Si pasojë e goditjes, Cenollari dhe pasagjeri i tij Ali Bejo humbën jetën.
Reagimi i plotë:
PER QARTESI;
1. Ne qarkullim ne ore 3.20 te mengjesit,
pra nen ndalimin e ores policore;
2. I dehur, pra i sapo cuar nga ndonje mejhane e hapur edhe pse nen ndalimin e ores policore;
3. Me shpejtesi, pra i ndaluar ne cdo ore te dites, ne oren policore i ndaluar fare fare;
4. Vijon rrugen me semafor te kuq, pra i ndaluar ta bej ne cdo ore te dites, ne oren policore nuk duhet te levizte fare fare;
Atehere:
KJO ESHTE VRASJE E QELLIMTE E DY SHTETASVE!
Ne ane tjeter;
KAQ SHUME SHKELJE LIGJI, PO POLICIA KU ESHTE NE MES TE TIRANES?!
E fundit;
NUK LUFTOHET PANDEMIA ME GJASME, HEM SI SEMUNDJE INFEKTIVE, HEM SI PANDEMI E PALIGJSHMERISE, HEM SI PANDEMI E VRASJEVE NE RRUGE!
VO: KA DHE PUSHKE ME VETE-se desh e harrova; pandemia e armembajtjes pa leje.