Pak kohë më parë Luana deklaroi largimin nga televizioni Top Channel, ku e kemi parë që në fillimet e karrierës së saj. Tani mediat shkruajnë se Luana po merr oferta të shumta pune dhe mes tyre për drejtimin e një emisioni në Kosovë.
Sipas Express Rozë moderatorja ka marrë një ofertë marramendëse në shumën e 20 mijë eurove në muaj vetëm për moderimin e këtij programi.
Për momentin nuk specifikohet se nga kush televizion ka ardhur oferta.
Ndërkohë Luana s’ka lënë as angazhimet muzikore ku prej kohësh ka punuar në studion e kompozitorit Darko Dimitrov.
Loading...