Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Passat” dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, Ramazan Xeka dhe Blerina Kaçorri, pasagjerë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...