V*rau dy persona gjatë protestave, 18-vjeçari shpërthen në lot para gjykatësit

Adoleshenti Kyle Rittenhouse ka shpërthyer në lot teksa dëshmonte në gjyqin e tij në Wisconsin.

18-vjeçari akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë protestave të dhunshme që shkaktoi ekzekutimi i afrikano-amerikanit George Floyd.

Sipas avokatit janë bërë për vetëmbrojtje, pasi të riut i kanë zënë pritë.

Në favor të të riut janë disa video, të cilat dëshmojnë së adoleshenti ka shkrepur armën për t’u mbrojtur.

(BalkanWeb)

Loading...