Deklarata ‘bombë’ e Gazmend Bardhit

Teksa flitej për dorëzimin e 4200 formularëve për ngritjen e Kuvendit Kombëtar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi bëri një deklaratë të fortë.

Në ‘Open’, Bardhi tha se bandat në Elbasan i thërrasin njerëzit në zyrë private dhe i detyrojnë që të firmosin, ndërsa shtoi se nuk beson që Sali Berisha të ketë gisht në këtë ngjarje.

Bardhi zbuloi se dy kryetarë të grup seksioneve në këtë qytet u është bërë presion nga bandat, teksa i kanë kërkuar që të ruajë kofidenacialitetin e emrave të tyre.

Bardhi: Kryetarët e grupseksioneve më kanë treguar bisedën e bërë në banesën e tij. Nuk ka demokrat në Elbasan që të pranojë presionet e bandës. Nesër ju ftoj që të shkoni në Elbasan dhe të takoni njerëz të pavarur. Sepse është turp kjo që ka ndodhur me PD-në. Kryetarët e grup seksioneve më kanë dërguar mesazh ku më thonë: Kemi besim tek ty dhe emrin tonë mos e nxirr sepse bëhet fjalë për një bandë dhe jo një rrugaç. Kjo bandë i thërret në zyra private, u vendos njerëzve formularin përpara dhe u thotë, firmose. Nuk e besoj kurrë që Berisha ka gisht në këtë gjë, por ata që kanë bërë në emrin e tij do të japin llogari.

Loading...