Belind Këlliçi jep dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së

Belind Këlliçi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së. Ai njoftoi se do të jetë në detyrë në mënyrë protokollare deri në mbajtje kuvendit të radhës të FRPD-së, kohë kur do të zgjidhet edhe kryetari i ri.

“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD” – tha Këlliçi në ‘Opinion’.

Para disa ditësh Këlliçi doli kundër vendimit të kryetarit të PD Lulzim Basha për zgjedhje të reja për kreun e FRPD. Sipas tij, vendimi i Bashës nuk bazohet në statutin e PD.

Këlliçi ishte i pranishëm në ‘Foltoren’ që mbajti ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë, të dielën 7 nëntor./a.m/noa.al

Loading...