Cfarë shkruante shqiptarja para se të qëllon burrin grek

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Greqinë. Kristiana Tselo, shqiptarja që vrau me breshëri plumbash ish-bashkëshortin e saj grek mësohet të ketë paralajmëruar krimin kohë më parë përmes rrjeteve sociale.

Artistja që qëlloi me gjakftohtësi babanë e vajzës së saj ka shpërndarë shumë mesazhe paralajmëruese në Facebook para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

“Ora e drejtësisë po afron!”, ishte një nga mbishkrimet në fotot që postonte pasi sipas medieve greke ajo kishte pasur shumë mosmarrëveshje gjyqësore me okulistin pas lindjes së fëmijës.

Burri kishte luftuar për marrjen e kujdestarisë së plotë të vajzës dhe po e rriste atë bashkë me familjen e re që kishte krijuar me një angleze.

Kristiana pretendonte se vajzën ia kishin rrëmbyer duke postuar dhe shkrime të gjata në rrjetet sociale.

Një nga shkrimet:

“Në vendin tim mund të jetë çdo nënë greke, në vendin e vajzës time mund të jetë çdo fëmijë grek.

Prokurori i gjykatave për të mitur të Athinës (i cili ndoshta ose është i paguar ose i çmendur) bashkëpunon me kriminelët në rrëmbimin dhe abuzimin e vajzës sime të mitur sepse sa herë i bëja thirrje KETU DHE 5 VJET çmendurisht më thotë se nuk është përgjegjësia e saj mbrojtja e të miturve dhe më kërkoi të largohesha nga zyra e saj.

Kemi prokurorë të tillë kriminalë për mbrojtjen e fëmijëve tanë! Fëmija im nga atëherë e deri më sot ka mbetur në mesin e kriminelëve, asgjë nuk ka ndryshuar. Me pëlqimin e Prokurorit për të Mitur, fëmija im qëndron larg meje pa asnjë kontakt me mua dhe torturohet nga ish-përdhunuesi im dhe gruaja e tij. Konkluzioni ju takon ju”.

Ndër të tjera, artistja pak muaj më parë kishte postuar një foto ku shfaqej një grua duke mbajtur një armë dhe një fëmijë në krahë.

Loading...