Del para gjykatës shqiptarja që plagosi ish-të dashurin grek, familjarët: Të lumtë dora!

Ka dalë para gjykatës në Athinë Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Teksa ishte duke u futur në gjykatë ajo, referuar ish-partnerit tha për mediat se “Ai më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori nuk bëri asgjë. Unë kam shpëtuar me jetë fëmijën tim. Nuk doja ti ndodhte askujt asgjë e keqe. Unë mendova për fëmijën tim se nuk e kisha parë për pesë vjet.

Kur Klodiana Çela po largohej, njëra prej familjareve të shqiptares dëgjohet t’i thotë “të lumtë dora“. Vajza 13-vjeçe që pa me sy të gjithë ngjarjen u dërgua në departamentin e të miturve për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të

Loading...