Vlorë/ Përmbyllet aktiviteti kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Në kuadër të muajit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë, përmbylli aktivitetet me personelin e qendrave shëndetësore.

Trajnimi i fundit i cili u organizua pranë DRSH Vlorë me personelin e zonave rurale, kishte qëllim evidentimin e vështirësive që hasin në praktikë personeli shëndetësor në lidhje me identifikimin dhe referimin e VMT.

Institucionet përkatëse gjatë muajit tetor, që njihet dhe si muaji i luftës kundër trafikimit  kanë organizuar aktivitete sensibilizuese pranë qendrave shëndetësore kudo nëpër qytetet e Shqipërisë.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është informimin mbi shkaqet e këtij fenomeni dhe shpjegimin e praktikave sesi ky fenomen mund të minimizohet. /atsh

Loading...