Akuza të ndërsjellta mes shqiptares dhe grekut që u plagos prej saj: ‘Dy herë më ka rrahur gruan. Më ka shantazhuar dhe më ka marrë para, mbi 100 mijë Euro’

Akuza të ndërsjellta mes shqiptares dhe grekut që u plagos prej saj.

Sipas mediave të huaja, 68-vjeçari grek Jorgo Neos, në një deklaratë që ka dhënë për mediat ka hedhur akuza ndaj Klodiana Çelës, se prej vitesh e shantazhin dhe e përndjek.

Mësohet se ai e ka denoncuar në polici dhe drejtësia greke e ka dënuar me 4 muaj burg, pas denoncimeve të bëra nga okulisti.

“Ka shumë vite që kemi një mosmarrëveshje ligjore. Ajo u dënua së fundmi me katër muaj burg për shantazh, shumë procese gjyqësore të tjera nuk kanë mbaruar. Ajo ka ardhur dy herë dhe më ka rrahur gruan. Më ka shantazhuar dhe më ka marrë para, mbi 100 mijë Euro”, ka treguar okulisti.

Ai ka shtuar më tej se ish-gruaja e tij i ka shkuar poshtë shtëpisë dhe e ka kërcënuar, si dhe i ka dëmtuar makinën atij dhe familjarëve të tij.

Ata janë në konflikt me njëri tjetrin për shkak se ndodhen në proces divorci dhe se së fundmi Klaudia Çelo e akuzon 68-vjeçarin se i ka marrë vajzën e tyre dhe nuk e lejon që kjo e fundit të takojë.

Jorgo Neos dhe Klaudia Çelo prej vitesh kishin probleme me njëri-tjetrin dhe debate të vazhdueshme.

Loading...