Ndahet nga jeta ish-zyrtari i njohur i FSHF-së

Ylli Tare është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit nga Covid 19.

Ish-zyrtari i njohur i FSHF-së është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare pas dy muajsh luftë me virusin, që prej dy vitesh tashmë ka marrë mijëra jetë.

Ylli Tare ka qenë një ndër zyrtarët më të njohur, me një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin shqiptar ndër vite.

Ai ka shërbyer si drejtor i Qendrës së Grumbullimit të Ekipeve Kombëtare dhe drejtor i stadiumit Kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyera të profesionalizmit dhe dashurinë ndaj sportit dhe futbollit në veçantë.

Komuniteti i futbollit dhe i sportit do ta ndiejë thellë humbjen e tij dhe do ta kujtojë gjithmonë.

Ai është babai i Igli Tares, një prej futbollistëve më të dashur të kombëtares shqiptare./E.M-noa.al

Loading...