Hyseni paqe me Alvisen? Ultimatum produksionit “Nxirrni faktet per gjyqin publik! Aplikimi im jo me faza… (Video)

Kërcënimi që Alvisa Qarri i bëri familjes së Hysen Ramës me sa duket ka funksionuar. Prej atij momenti Hysen Rama ka ndaluar përkohësisht sulmin ndaj Alvisës dhe nuk ka vijuar me nxjerrjen e mesazheve dhe video përgjime të tjera. Sulmi i tij është përqëndruar tashmë të produksioni dhe te autorja Olsa Muhameti. Ja çfarë i kërkon produksionit nëpërmjet deklaratës më të fundit në instagramin e tij Hysen Rama:
Kërkoj nga produksioni të nxjerrin faktet për gjyqin publik që më bënë për dhunë dhe shantazh kundër konkurentes! Kërkoj faktet që produksioni deklaroi se në telefonin e Alvisa Qarrit kanë ardhë video shantazhuese bashkë me mesazhin kërcënues, gjë kjo e cila nuk është e vërtetë. Kërkoj gjithashtu nga produksioni të bëjnë publike formularet e mi për aplikim në përputhen dhe shënimet për mua sepse kanë thënë që Hyseni ka kaluar disa faza! (Nuk është e vërtetë as kjo)
Ajo që kuptohet nga mesazh i Hysenit është se në grackën e përgjimeve nuk paska rënë vetëm Alvisa Qarri. Ka shumë gjasa që produksioni, por edhe vetë autorja Olsa Muhameti të ketë rënë në rrjetën e përgjimeve të tij. Në historinë e deritanishme të këtij produksioni ka patur edhe konkurentë të tjerë që kanë dalë të pakënaqur nga ky emision duke prishur disi mardhëniet me produksionin. Gjithësesi përplasja me Hysenin nuk do të jetë e lehtë për këtë produksion. Përgjimet e panumërta që ai i ka bërë Alvisa Qarrit të lënë të kuptosh që Olsa Muhameti do të ketë përballë këtë herë një kunershtar të paparashikueshëm. Dhe forca e këtij kundërshtari ndoshta nuk do jenë vetëm materialet apo përgjimet që ai mund te ketë por edhe popullariteti dhe mbështetja që ai ka marrë nga publiku kohët e fundit.
Në momentin që u largua nga spektakli i dashurisë Hysen Rama kishte rreth 60 mijë ndjekës në instagramin e tij. Sot qe po i shpall luftë produksionit instagrami i tij numëron plot 136 mijë ndjekës. Kjo e bën atë një nga konkurentët më unik, për vetë faktin se historia ka vërtetuar se dalja nga formati televiziv i lë deri diku në hije konkurentet e përputhen por e kundërta po ndodh me Hysenin. Numri i ndjekësve të tij është më shumë se dyfishuar qysh nga momenti që ai ka dalë jashtë këtij formati televizitv.
Nga informacionet paraprake kemi mësuar se ditën e djeshme është bërë rregjistrimi i përputhen prime i cili do transmentohet sonte në mbrëmje. Patjetër që Hyseni nuk ka qenë pjesë e kesaj puntate, por pikëpyetjet ngrihen për Alvisa Qarrin! Alvisa ka hequr nga instagrami i saj të gjitha linket e Top Channel dhe të përputhen, një detyrim ky për të gjithë konkurentët dhe për me tepër nuk ka marrë pjesë as në përputhen prime. Programi ka vijuar normalisht por nuk ka ngel pa u diskutuar edhe çeshtja Hysen – Alvisa gjatë kësaj nate! Por a ka një ftohje të mardhënieve midis produksionit dhe Alvisës pas video-përgjimeve që nxorri Hysen Rama ku Alvisa fajësonte produksioin?
Por cfarë po gatuhet në prapaskenë kjo ende nuk dihet me saktësi? Mos vallë Alvisa dhe Hyseni janë duke bërë aleancën e radhës për tju kundërvenë dhe për të fundosur produksionin? Nëse kjo do të ndodhte, ditë të vështira e presin produksionin dhe autoren e spektaklit të dashurisë Olsa Muhameti.

Loading...