Dukati, kështjellë e pathyeshme natyrore.

Dukati është një fshat në Bashkinë Orikum të Rrethit të Vlorës në Shqipëri.

Gjeografia
Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasen, e në perendim laget nga deti Adriatik e ai Jon. Ky fshat piktoresk është i vendosur ne këmbët e maleve Paliske e Qore, ne një gryke te thelle e te thyer, me perrenj te shumte. Ai ngelet ne shekuj keshtjelle e pathyeshme natyrore.

Historia
Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit. Më vitin 48 pas Krishtit, pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun. Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë. Sipas Mulla Isa Hasko, emri i ketij fshati duhet te ketë prejardhjen nga një monedhe e vjeter dhe me vlere. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit. Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.

Loading...